A e dini se Fjolla Morina ka edhe dy motra por nuk ka kontakt me asnjërën (Foto)

  • 03 November 2017 - 20:21
A e dini se Fjolla Morina ka edhe dy motra por nuk ka kontakt me asnjërën (Foto)

Fjolla Morina është një ndër këngëtaret që dihet pak për jetën e saj. Fjolla  ka dy vajza por me partnerë të ndryshëm. Ajo asnjëherë nuk ka bërë publikë baballarët e Ledianës dhe Alayas. Por, kjo nuk është e vetmja. Pak kush dinë që këngëtarja ka edhe dy motra më të mëdha se Fjolla.

Që të dyja janë të martuara dhe kanë fëmijë ndërsa jetojnë në SHBA, shkruan gazeta Kosova Sot Online. 

Fjolla në një intervistë televizive kishte deklaruar se në momentet e lindjes së vajzës së saj të dytë, asnjëra nga motrat nuk kanë qenë të pranishme edhepse këngëtarja ka kryer lindjen në SHBA.

Tutje ajo ka theksuar se takohet shumë rrallë me to dhe ka 4 vite që nuk e ka takuar Mimozën njërën prej motrave të saj.

Image

 

(Kosova Sot)