Shpat Kasapi i bën lëmsh të gjithë: Jam i lidhur, më pëlqen sepse më respekton nënën

  • 04 November 2017 - 12:17
Shpat Kasapi i bën lëmsh të gjithë: Jam i lidhur, më pëlqen sepse më respekton nënën

Shpat Kasapi pas ndarjes nga këngëtarja Afërdita Dreshaj nuk ka folur asnjëherë për histori të reja dashurie.

Por i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Show Magazine” për të promovuar këngën e re që mbanë titullin “Aroma e saj”, ai ka treguar se është një dedikim për një femër.

I pyetur nëse është vërtetë në një lidhje dhe cila është ajo, këngëtari u shpreh se ajo është një vajzë shumë e mirë, e sinqertë dhe i respekton nënën.

Por në fund të intervistës i bëri lëmsh të gjithë sepse tha se ishte një shaka lidhje, duke shtuar se janë ende rrugës…

(Kosova Sot)