Tjetër denoncim për aktorin e njohur, i riu: Më përdhunoi në gjumë dhe më tha…

  • 04 November 2017 - 13:38
Tjetër denoncim për aktorin e njohur, i riu: Më përdhunoi në gjumë dhe më tha…

Tjetër goditje për aktorin Kevin Spacey, këtë herë i vjen nga kompania Netflix. Kompania e filmave Netflix ka ndërprerë lidhjet me Kevin Spacey, i cili ka qenë aktori kryesor në serialin ‘Shtëpia e Kartave’.

Ndërprerja e marrëdhënieve vjen pas një numri dyshimesh të sulmeve seksuale kundër tij. Sipas mediave ndërkombëtare drejtuesit e Netflix kanë thënë se  do të zhvillojë bisedime me prodhuesit për të parë nëse prodhimi, i cili u pezullua këtë javë, mund të rifillojë pa Spacey.

Po ashtu kjo kompani nuk do të shfaq filmin e Spacey-t për shkrimtarin Gore Vidal. Ndërkohë, policia në Britani të Madhe ka hapur një hetim ndaj aktorit amerikan mbi një sulm seksual të dyshuar.

Një aktor britanik tha se ai ishte ftuar në shtëpi nga Spacey dhe kur ishte zgjuar e kishte gjetur veten duke kryer akt seksual.

Sipas The Sun, e cila nuk e bën të ditur emrin e aktorit, shkruan se ky i fundit ka dalë nga prona pasi Spacey thuhet se ka thënë: “Mos i tregoni askujt për këtë.”

Netflix pezulloi prodhimin e serialit “Shtëpia e Kartave” më 31 tetor pas akuzave nga aktori Star Trek, Anthony Rapp, i cili tha se Spacey ishte përpjekur ta “joshë” atë kur ishte 14 vjeç. Chat Conversation End Type a message…

(Kosova Sot)