E bujshme/ Marina Vjollca dhe Geti për herë të parë do të ngjiten në skenë së bashku

  • 06 November 2017 - 20:28
E bujshme/ Marina Vjollca dhe Geti për herë të parë do të ngjiten në skenë së bashku

Puntata e parë e emisionit “C’est la vie” ishte argëtuese, po aq edhe interesante për publikun ku një serë emrash nga fusha e muzikës dhe jashtë saj u bënë pjesë e mbrëmjes të së dielës.Përveç këngëtarëve të ftuar specialë  në puntatën  e parë ishin grupi Threedots, që kënduan disa këngë përshëndetëse.

Image

Por në javën e dytë duket se grupi përshëndetës do të jetë akoma më i veçantë. Do të jenë pikërisht Babastars që do të pushtojnë skenën e “C’est la vie”.

Regjistrimet për programin e së dielës kanë filluar, sakaq kjo do të jetë hera e parë që do të shohim Marinën dhe Getin në skenë, si një çift të martuarish. Dhe për të parë sjelljen dhe emocionet e të dyve duhet të presim fundjavën.

(Kosova Sot)