Kthehet e sofistikuar (Foto)

  • 07 November 2017 - 11:14
Kthehet e sofistikuar (Foto)

Angelina Jolie me fustanin e mëndafshtë dhe buzët e kuqe rrezaton te "Hollywood Film Awards" Angelina Jolie ishte shumë e fortë kur u shfaq në tepihun e kuq në ngjarjen "Hollywood Film Awards", që ishte mbajtur në Beverlli Hillton, të dielën mbrëma. Aktorja dhe regjisorja e bukur 42 vjeçe, kishte tërhequr gjithë vëmendje derisa kishte ekspozuar çehren e saj rrezatuese, e veshur me një veshje të mëndafshtë, të dizajnuar nga Jenny Packham, të lidhur në belin e saj. Ylli kishte përjetuar statusin e saj si një ikonë bukurie derisa flokun brune e kishte të valëzuar, kurse çehren e kishte theksuar falë buzëkuqit të saj të kuq. Veshja me mëngë të gjata kishte dhe një dekolte të bujshme, sytë e saj të kaltër ishin me të zezë, derisa kishte përdorur dhe maskarë të zezë dhe hijen "smoky".

Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot)