Këngëtarja e njohur zgjedh mënyrën më origjinale për të paralajmëruar rikthimin (Foto)

  • 07 November 2017 - 12:28
Këngëtarja e njohur zgjedh mënyrën më origjinale për të paralajmëruar rikthimin (Foto)

Në muajin maj, Tuna Sejdiu është bekuar me ardhjen në jetë të një djali të quajtur Tian. Që nga ai moment, Tuna iu përkushtua plotësisht të birit duke u shkëputur nga skena muzikore për disa kohë. Kujtojmë që projekti i saj më i fundit ishte kënga “Duam”, me të cilën u prezantua në “Këngën magjike 2016”. Por gjithsesi këngëtarja simpatike ka paralajmëruar rikthimin në një mënyrë krejtësisht origjinale. Përmes një fotoje të ilustruar ku në thelb qëndron fëmija dhe gjiri shkruhet: “Mami po rikthehet në punë. A do shkosh edhe ti?” Një lajm i mirë për të gjithë fansat që kanë pritur me padurim që Tuna të rikthehet sërish me projekte të reja.

Image

 

(Kosova Sot)