Fotinia dhe Danjeli anulojnë dasmën

  • 07 November 2017 - 14:18
Fotinia dhe Danjeli anulojnë dasmën

Ndryshe nga ç’pritej, Fotinia dhe Danjeli nuk do të martohen më 20 nëntor.
Çifti fitues i “Big Brother”, që e deklaruan ende pa dalë nga shtëpia datën e dasmës së tyre, kanë vendosur ta anulojnë për momentin ceremoninë e martesës. Lajmi është konfirmuar për “revistawho.com” nga vetë Fotinia, e cila thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në marrëdhënien e tyre…
Ata vijojnë të jenë shumë të lumtur bashkë, thjesht dasma do të mbahet në një moment të dytë. 

(Kosova Sot)