Sa e bukur

  • 07 November 2017 - 20:50
Sa e bukur

Ajo është aktorja e famshme nga Hollivudi dhe ajo njihet për veshjen e saj në tepihun e kuq, sidomos kur bëhet fjalë për fustanet. Por, Margot Robbie, 27 vjeçe, edhe kësaj radhe kishte lënë gjurmë me veshjen e saj karakteristike, derisa kishte marrë pjesë te “21st Annual Hollywood Film Awards”, ngjarje kjo që ishte mbajtur në Beverlli Hills, transmeton gazeta Kosova Sot. Me këtë rast, aktorja ishte shfaqur me një fustan “Louis Vuitton” që kishte një palë mëngë bizare dhe detaje lulesh të kompletuara me ngjyrë të verdhë mustarde. Fustani kishte një të ndarë të thellë në qafë dhe një të ndarë në ijë, që ia kishte theksuar fort ijët e saj. Kështu ajo kishte theksuar shumicën nga linjat e saj. Nuk është lajm i keq për yllin e “Wolf of Wall Street”, që grimi kishte kallur pa u vërejtur, pasi fustani ishte në rend të parë.  

Unusual: The unflattering ensemble included bizarre loose straps, a high-neck and thigh-high split, which showcased her toned pins

(Kosova Sot)