“Po e fut dreqin në bark”

  • 08 November 2017 - 23:30
“Po e fut dreqin në bark”

Mariah Carey i është qasur një ndërhyrjeje kirurgjikale për të humbur në peshë, thuhet në raportin më të ri shokues. Bukuroshja dhe këngëtarja, 47 vjeçe, me gjasë është përcaktuar për një operacion të tillë, pasi që trupi i saj ka filluar të deformohet, thuhet në raportin e “Page Six”, transmeton gazeta Kosova Sot. Ky raport bën të ditur se, krijuesja e hitit “Hero” është futur në operacion në mënyrë që pesha e yllit të jetë më e pakët, pasi që “ajo është ndërgjegjësuar për format e saj trupore”. Ky lloj i operacionit redukton sasinë e ushqimit që lejohet në stomak, duke bërë që pacienti në fjalë të ndihet më shpejt i ngopur, duke konsumuar kështu sasi më të pakët të ushqimit. Sipas “Page Six”, ylli i hitit “All I Want For Christmas Is You” në fillim ishte motivuar për të humbur në peshë, pasi e kishte vërejtur se ‘e kishte të vështirë të vallëzonte’. Më pas, ajo ishte kritikuar në internet për dështimet që i bënte përmes fotoshopit.

Fantasy girl: On November 1, 47-year-old Mariah Carey was immortalized at the TCL Chinese Theater in Hollywood. It's since been alleged she's had weight loss surgery

(Kosova Sot)