Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ përfundon në burg

  • 09 November 2017 - 11:26
Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ përfundon në burg

Me siguri të gjithë e mbani mend ish-banorin e “Big Brother 1”, Pol Babi. Ai prej më shumë se dy vitesh jeton në SHBA ku ushtron profesionin si aktor.

Pak kohë më parë Poli ka deklaruar se do të luajë në seriale shumë të ndjekur që do transmetohen në HBO dhe Netflix.

Pol Babi

Në serialin që po xhiron së fundmi, Poli do të luajë rolin e një të burgosuri. Këtë e ka njoftuar vetëish-banori nëpërmjet një postimi në Instagram ku shfaqet në burg, shkruan Xing. “Dhe sërish në burg”, shkruan ai.

Pol Babi

Një prej serialeve ku ish-banori është pjesë i quajtur “Code Black” transmetohet edhe në Shqipëri, në kanalin “Top Channel”.

 (Kosova Sot)