Damiano pas femrave të BB, plas sherri dhe me Fjorentinën

  • 09 November 2017 - 20:10
Damiano pas femrave të BB, plas sherri dhe me Fjorentinën

Këto qenkan ditë sulmesh për Damianon e Big Brother 9.

Pas përplasjes me Xhenin dhe Xhensila Peren e rradhës është Fiorentina. Nuk dihet pse të gjitha fjalët në postimet e ish banoreve ‘ i djegin Damianos’, mos vallë po kërkon dhe ai vëmendjen e portaleve?

Pas postimit të një fotoje nga Fjorentina,  ku ajo ka bërë publikë  numrin e impresioneve në adresën së saj vjen reagimi i Damianos.

“Nxjerrin nëpër Insta Story se sa ’impression’ apo vieës ka profili i tyre. Nuk po i rruhet njerëzve që të ndjekin sa impression ke ti lale.  Ke ndonjë projekt për njerëzit?  Jo s’ke, ok ik ha bukë me domate, hidh ndonjë foto, merr ca like, fli gjumë edhe repeat këtë. Se po të nxjerr dhe unë  këtë profilin  tim i digjet llampa Instagramit. Vëmendje me zor i thonë kësaj nga dështimi!”.

Por Fjorentina nuk e ka lënë kurrësesi pa përgjigje.

Njerëzit e dështuar këtë punë kanë. Kontrollojnë profilin e idhullave që kanë. Kështu deh puna jote shoku me rroba doku. Nejse të falënderoj për vëmendjen që me jep, je i modh, respekte’ ka shkruar ajo.

Kujtojmë se pas daljes nga Big Brother kishte një afrimitet të papritur. Po tani çfarë të ketë ndodhur vallë. 

(Kosova Sot)