Prezervativë te dera e Eli Farës, të riun e denoncoi një parukiere. Çfarë bëri i riu në sallonin e saj - VIP - Kosova Sot
Prezervativë te dera e Eli Farës, të riun e denoncoi një parukiere. Çfarë bëri i riu në sallonin e saj

Prezervativë te dera e Eli Farës, të riun e denoncoi një parukiere. Çfarë bëri i riu në sallonin e saj

Një i ri, 22-vjeçar, ka përndjekur kengetaren Eli Fara duke i vendosur prezervativë te doreza e derës së apartamentit të saj, por rasti eshte denoncuar nga nje parukiere, e cila ishte perndjekur po njesoj prej te riut.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që disponohet nga “Panorama”, ngjarja ka ndodhur më 13 qershor të këtij viti, rreth orës 16:00. I pandehuri Gertjan H. ka hyrë fillimisht në këtë datë në qendrën estetike të shtetases Gladjona Z. dhe pasi ka kryer disa veprime të pakuptimta, ai ka dalë prej saj.

Po atë ditë, sipas vendimit të Gjykatës, te dorezat e dyerve të qendrës estetike të shtetases G.Z., shtetasi Gertjan H. ka vendosur prezervativë. Një ditë më pas, shtetasja Gladjona Z. ka parë sërish të pandehurin dhe e ka pyetur nëse ai banonte në pallatin ku ajo kishte qendrën estetike.

Ai i është përgjigjur duke thënë se ka 17 vjet që banon aty dhe se ajo duhet ta mbante mend fytyrën e tij.

Më pas, ai është sjellë sërish pranë qendrës estetike duke kryer veprime fyese ndaj saj dhe ka vendosur sërish prezervativë para derës së objektit ku punon G.Z.

Po ky person, sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, ka vendosur prezervativë edhe në derën e banesës së shtetases Eli Fara.

(Kosova Sot)

2 orë e 56 minuta më parë
16/12/18