Pas divorcit dhe lidhjes se re, Hueyda largohet nga vendi por me disa fjalë për shqiptarët

  • 04 December 2017 - 12:22
Pas divorcit dhe lidhjes se re, Hueyda largohet nga vendi por me disa fjalë për shqiptarët

Hueyda El Saied ka qenë gjithnjë një personazh shumë i dashur për shqiptarët, e ndërsa ajo nga ana tjetër nuk nguron asnjëherë të shpreh po të njëjtën dashuri.

Pak javë më parë ajo erdhi në Shqipëri për disa aktivitete, e ndërsa gjatë disa intervistave pranoi se i kishte dhënë fund lidhjes 5 vjeçare me francezin, me të cilin jetonte në Luksemburg dhe janë prindër të një djali të vogël. Hueyda tregoi se ishte pikërisht një tradhti nga ana e tij ajo që e bëri të ndahet përfundimisht me të.

Ndërkohë, gjatë ditëve që qëndroi në kryeqytet, kaçurrelja simpatike u fotografua teksa darkonte me një mashkull i cili u pa t’i puthte dorën. E pyetur rreth këtij personi, ajo ka pranuar se është partneri i saj i ri,  i cili ka qenë dashurie e saj e parë.

“Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj të mbetet dhe e fundit. Por nuk është shqiptar”, u shpreh ajo.

E ndërsa ditën e djeshme duket se vizitës në Shqipëri i ka ardhur fundi, dhe Hueyda bashkë me të birin janë larguar sërish për në Luksemburg, aty ku vazhdon të jetojë.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale ajo nuk harroi të falënderonte të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke u shprehur se ka zgjedhur që pikërisht me fansat të cilët e mbështeten gjatë karrierës së saj, të tregohet e sinqertë duke ndarë momentet e bukura dhe ato të hidhurat me ta.

Image

“Miqte e mi Gabrieli dhe une po kthehemi ne Luksemburg aty ku jetojme prej 5 vitesh dhe nuk e dime kur do te vijme perseri ne Shqiperi. Nderkohe doja t’ju falenderoj s’te gjitheve per mbeshtetjen, inkurajimet, fjalet e ngohta dhe respektin qe na keni deshmuar pergjate ketij muaji qe kaluam ne Shqiperi. Nje mikesha ime para disa ditesh me tha : “Po mos i trego te gjitha sekretet e tua…” E di qe ka te drejte, ndonjehere duhet dhe t’ju a kursej ndonje “çmenduri”, por une nuk harroj kurre qe si artiste ekzistoj fale jush, fale duartrokitjeve, inkurajimit dhe kritikave tuaja. Per me teper kam lindur dhe jam rritur ne Tirane, ku ne cdo hap qe hedh ndesh nje pediatre qe me ka vizituar kur isha femije, nje shitese qe me ka shitur akulloren e pare, nje mesuese qe me ka mesuar alfabetin, nje mikeshe me te cilen kemi luajtur syllambyllasi, e plot njerez te tjere te cilet me kane mesuar dhe dhuruar aq shume sa qe nese do te filloja te shisja mend e te fluturoja do te me tregonin diçka qe do te me sillte direkt ne toke…. Me pak fjale, kam vendosur te ndaj me ju jo vetem gezimet apo sukseset e mia, por dhe lendimet dhe dhimbjet e nje njeriu qe nuk harron nga vjen… Ka njerez qe paguajne psikanalistet per te bere nje terapi, une kam fatin ta bej kete terapi me ju. Faleminderit per gjithshka ! P.s – Nona, teze Opa dhe mami me morii malli dhe pse vetem 1h30 minuta larg jush”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot)