Të bukurat e ballos (FOTO)

  • 05 December 2017 - 08:36
Të bukurat e ballos (FOTO)

Eva Longoria dhe Nicole Richie theksojnë linjat e tyre të mahnitshme Ato kurrë nuk kanë frikë që të lozin me modën. Kështu, Eva Longoria, 42 vjeçe, dhe Nicole Richie, 36 vjeçe, u dukën po aq elegante sa s'ka ku të shkojë më shumë, kur u shfaqën në tepihun e kuq për të festuar gjatë ngjarjes së 40-të rresht "Kennedy Center Honors" në Uashington D.C. Longoria ishte veshur me një fustan të ngushtë me ngjyrë të zezë me një dekolte të hapur. Ylli nga "Desperate Housewives" përmes fustanit të ngushtë, që ia kishte theksuar fort linjat trupore, kishte dhe një detaj të artë në anën e djathtë të belit. Mbathur kishte një palë taka me rripa, derisa flokun e kishte të lirë. Nicole u duk e mahnitshme në fustanin prej sateni me ngjyrë të gjelbër me lule. Flokun e verdhë e kishte në një bishtalec derisa ishte theksuar me grim minimal.

Image

 

(Kosova Sot)