Infermierja (FOTO)

  • 06 December 2017 - 08:46
Infermierja (FOTO)

Kim Kardashian, e veshur si loçkë, viziton spitalin e fëmijëve në Los Anxhelos Ajo njihet për paraqitjet e saj të famshme dhe me stil, qoftë kur shfaqet në tepihun e kuq qoftë në ndonjë rast më modest. Dhe kështu, Kim Kardashian përfundimisht ka mbajtur sensin e saj prej stili derisa ishte veshur me një fustan të ngushtë e të ngjitur për trupit me një prerje, derisa kishte marrë pjesë në një ndejë në Spitalin e Fëmijëve në qytetin e Los Anxhelosit. Me këtë rast, bukuroshja 37 vjeçe e ka treguar stomakun e saj të rrafshët dhe linjat e saj të famshme në formë të orës me rërë, në fustanin krem, i cili ishte shumë i hapur nga përpara, e kështu ajo kishte arritur te ngjarja "The Grove for The Tot". Fustani pa mëngë kishte mbuluar dekoltenë e saj por dalloheshin shumë ijët e saj, e po ashtu edhe beli i hollë. Dukjen e saj Kim e kishte kompletuar me një palë taka elegante dhe disa unaza.

Image

 

(Kosova Sot)