U qyqe, na korite, moj

  • 06 December 2017 - 14:15
U qyqe, na korite, moj

Hailey Baldwin mezi ta ruajë modestinë e saj në Londër

Këto bukuroshe janë të famshme për pushtimin e pistave të modës me dukjet e tyre të mira si dhe sensin përrallor të stilit. Natyrisht, Hailey Baldwin, Izabel Goulart dhe Irina Shayk ishin në kulmin e fuqisë, kur si uragane u shfaqën te tepihu i kuq me rastin e ngjarjes "Fashion Awards 2017", ngjarje që ishte mbajtur te "Royal Albert Hall" në Londër. Në pistë ajo njihet me veshjet e tilla, kështu që nuk është befasi që e bija 21 vjeçe e aktorit Stephen Baldwin për pak shpëtoi mos të shfaqte më shumë nga modestia e saj, pasi ishte veshur me një fustan tejet të shkurtë me ngjyrë të zezë. Dekolteja e bukuroshes kërcënonte të rrëshqite nga fustani, pasi nuk kishte as sytjena. E bukura Hailey ka shfaqur figurën e saj sensacionale në fustanin që ia kishte mbështjellë trupin, duke shfaqur këmbët e gjata, derisa me plot vetëbesim po ecte në takat e larta. 

(Kosova Sot)