Besi e imiton në skenë, ja si reagon Xhensila

  • 07 December 2017 - 13:18
Besi e imiton në skenë, ja si reagon Xhensila

Mbrëmë ishte nata e parë gjysmëfinale e ‘Kënga Magjike 2017’. Bashkë me Arditin në prezantim ishin edhe dy bukuroshet Nevina Shtylla e Arjola Shehu dhe dy aktorët e humorit Erion Isai dhe Bes Kallaku. Pikërisht këta të fundit kanë sjellë shumë situata humori në sallën e Pallatit të Kongreseve. Në një moment Besi tregoi një histori, pjesë e së cilës ishte Xhensila. “Xhensila ishte sëmurë para një koncerti: ‘Obobo si do këndoj’, thoshte ajo. Se si më shkoi në mendje që t’i bëja një foto. Çfarë t’iu tregoj gati po fluturonte. I shkoi direkt temperatura 36”, tregoi Besi duke bërë publikun të qeshë. Këngëtarja ka qeshur bashkë me të pranishmit, duke treguar se Besi është lumturia e saj. “Krenaria ime, lumturia ime”-shkruan ajo.

Image

 

(Kosova Sot)