Aktori: Dy burra më ngacmuan seksualisht. Më kritikuan pse nuk i godita, por…

  • 07 December 2017 - 13:44
Aktori: Dy burra më ngacmuan seksualisht. Më kritikuan pse nuk i godita, por…

Terry, aktori dhe ish futbollisti amerikan ka rrëfyer për Time se Venit e kishte prekur në sy të gruas së tij gjatë një eventi në mbrëmje.

Venit u shkarkua nga agjencia ku punonte ndërkohë që Terry thotë: Njerëzit filluan të më shkruanin ku më pyesnin se pse nuk e godita në atë moment.

“Ajo që më habiti është kjo pyetje, ndërkohë që askush nuk tha nëse ishte një ngjarje e tmerrshme. Askush nuk habitet për sjelljet ngacmuese. Kjo do të thotë se të gjithë e dinë, që ndodh kudo, që është e përhapur, por askush nuk flet.

Aktori i famshëm muskuloz 49-vjeçar është bashkanëtar i Silence Breakers, lëvizja kundër ngacmimeve seksuale që u shpallën personat e vitit.

(Kosova Sot)