Kokë e këmbë e argjendtë (Foto)

  • 25 December 2017 - 23:18
Kokë e këmbë e argjendtë (Foto)

Ajo me gjasë është ‘Jenny From The Block’, por Jennifer Lopez me siguri e di si të lë gjurmë pas secilës paraqitje të saj, pa marrë parasysh se ku e bën atë paraqitje. Këngëtarja dhe aktorja latine 48 vjeçe ishte mbretëresha e tepihun të kuq të ngjarjes së madhe “Golden Globes” falë veshjes së saj të bukur, me stil dhe elegancë, veshur me fustanin që ia kishte theksuar secilën milimetër të trupit të saj. Jennifer, e cila ishte nominuar për çmimin “Best Actress” në rolin si Selena, ka pozuar për fotografët e shumtë në fustanin e gjatë që ia kishte mbërthyer fort linjat e saj trupore dhe kishte zbuluar ato. Dukjen e kishte kompletuar me një palë vath të mëdhenj diamanti dhe një buzëkuq ngjyrë kafeje. Me këtë rast, Jennifer nga koka deri te këmbët ishte veshur në të argjendtë.

Image
Image

 

 

(Kosova Sot)