Rita Ora i këndon familjes Obama për Kërshëndella (Video)

  • 26 December 2017 - 12:46
Rita Ora i këndon familjes Obama për Kërshëndella (Video)

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka kënduar në një aheng për Kërshëndella të organizuar nga familja Obama.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Në këtë postim ajo ka publikuar edhe një video të shkurtër ku shihet duke performuar në këtë aheng.

“Duke kënduar për familjen Obama. Një nder për mua! Gëzuar Kërshëndellat!!!”, ka shkruar Rita Ora.

Kujtojmë se në vitin 2014, po ashtu, Ora ka kënduar në koncertin “Christmas in Washington” të organizuar nga ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama.

 (Kosova Sot)

 

Singing for the Obamas. What an honour! Merry Christmas!!! 🎄

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on