Fjolla Morina publikon foto me partnerin: Do shfrytëzoja frymëmarrjen e fundit për të të thënë ‘Të dua’ (Foto)

  • 26 December 2017 - 13:17
Fjolla Morina publikon foto me partnerin: Do shfrytëzoja frymëmarrjen e fundit për të të thënë ‘Të dua’ (Foto)

Fjolla Morina, këngëtarja seksi nga Kosova, e cila numëron disa hite në karrierën e saj muzikore, gjithmonë e ka mbajtur larg syve të medias jetën e saj private. Megjithatë mbrëmjen e kaluar Fjolla ka publikuar disa foto të cilat vërtetojnë dyshimet e ngritura prej kohësh mbi një lidhje të mundshme të saj. Pas disa dedikimeve të bëra nga këngëtarja, duket se më në fund ajo e ka pranuar se ka dikë special në jetën e saj. Në postimet e bëra ajo shpreh dashurinë për personin e “veçantë“ me fjalë të ndiera. “Nëse do të më duhet të zgjedh midis teje dhe frymëmarrjes, unë do të shfrytëzoja frymëmarrjen time të fundit për të të thënë Të Dua”, është shprehur Fjolla. A nuk është romantike? Tashmë jemi duke pritur vetëm zbulimin e identitetit të partnerit të saj.

(Kosova Sot)