Gjithë ky stil (Foto)
Beyonce me stil të shkurtë e të ri të flokëve. Ata janë dy nga personat më të pasur dhe më të famshëm në industrinë e muzikës. Por, këngëtarja Beyonce, 36 vjeçe, nuk ka fare frikë ta tregojë lojën e saj me modën derisa kishte shpërndarë disa fotografi inspiruar nga stili retro duke u shfaqur me disa foto me stilin e ri të flokut, foto këto që i ka postuar në uebsajtin e saj. Këngëtarja e hitit "Crazy In Love" kishte vlerë- suar ndihmën e bashkëshortit të saj Jay Z, 48 vjeç, për t'i bërë disa foto derisa po pozonte në një barkë e po ashtu edhe në aeroportin në Majami. Floku i saj i shkurtë kaçurrel ishte ylli i shfaqjes derisa ajo kishte pozuar në një seri veshjesh për uebsajtin e saj. E fotografuar sipër barkës, derisa shihej perëndimi i diellit dhe qielli piktoresk, Beyonce kishte veshur një fustan transparent me pika delikate derisa mbathur kishte një palë taka të zeza.
(Kosova Sot)