U tremba shumë kur mësova se jam shtatzënë (VIDEO)

  • 01 January 2018 - 11:57
U tremba shumë kur mësova se jam shtatzënë (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare, Blerina Braka është bërë pjesë e puntatës speciale për ardhjen e Vitit të Ri në ‘Why Not’ nga Roza Lati ku ka folur rreth jetës së saj personale.

Më shumë se 3 muajshe shtatzënë dhe prej një viti në një romancë të lumtur dashurie, ajo ka treguar si reagoi kur mësoi se do bëhej nënë.

“Nuk e marr me stres tani por në fillim e mora me frikë. Kur mora vesh që jam shtatzënë, u tremba shumë. Nja një javë qaja, më dukej si dicka wow,” – tregoi ajo duke shtuar se pavarësisht dëshirës për tu bërë nënë, lajmi i erdhi papritur.

Së fundmi Blerina ka sjellë këngën ‘Ti ke frikë të jesh vetëm’, të cilën e performoi edhe në studion e Why Not, si dhe tregoi se ndihet shumë e frymëzuar për të sjellë projekte të reja muzikore.

(Kosova Sot)