Sarpi kërkon partnere, mes kandidateve edhe Zejnep

  • 09 January 2018 - 11:49
Sarpi kërkon partnere, mes kandidateve edhe Zejnep

Aktori i njohur turk Çagatay Ulusoy, i njohur për rolin e Sarpit në serialin “I Infiltruari” që transmetohet aktualisht në Klan Plus, po përgatitet të dalë para kamerave për filmin e tij të ri kinematografik.

“Hurriyet” raporton se aktori do të nisë xhirimet në muajin Maj dhe ka nisur të punojë me skenarin, ndërkohë që ekipi i produksionit po punon të gjejë partneren që do ta shoqërojë në film.

Gazeta më e madhe turke përmend katër alternativa pë rolin, mes të cilave edhe Cansu Dere, e njohur si Zejnep e serialit “Nënë”.

Tri aktoret e tjera kandidate janë Gokçe Bahadir, Burcu Biricik dhe Farah Zeynep Abdullah, e cila ka luajtur rolin e Suras në serialin “Kurt Sejiti dhe Sura”.

(Kosova Sot)