Stresi i zhgënjyer: Humbe një shok që të deshi më shumë se veten (FOTO)

  • 10 January 2018 - 12:51
Stresi i zhgënjyer: Humbe një shok që të deshi më shumë se veten (FOTO)

Stresi, reperi i cili komentohet shpesh për jetën private apo problemet që ka patur me policinë, duket se është zhgënjyer nga një person shumë i afërt me të. “Mosmirënjohja virtyti më i keq i njeriut!!! Nuk jam hakmarrës por humbe një shok për gjithë jetën që të deshti më shumë se veten”- shkruan këngëtari.
Kjo deklaratë e reperit ka ngjallur shumë aludime tek fansat, të cilët kanë dashur të zbulojnë se kujt i drejtohet ky mesazh. Disa thonë është për Noizy-n e disa të tjerë për të dashurën Keisi, me të cilën u përfol në media për një ndarje të mundshme. Ndërkohë një nga komentuesit shkruan “ Ti nuk je te shtëpia jote, por tek e Keisit, e njoh atë shtëpi”.
Pavarësisht aludimeve, personi që i drejtohet ky status do të ngelet sekret deri në momentin që vetë këngëtari do të vendos ta zbulojë.

Image

 

(Kosova Sot)