Grimeri i preu gishtin Marinës, reagon dhe sqaron gjithçka (Foto)

  • 10 January 2018 - 15:13
Grimeri i preu gishtin Marinës, reagon dhe sqaron gjithçka (Foto)

Foto e Marinës nga mbrëmja finale e “C’est la vie”, pushtoi rrjetet sociale, por vetëm njëra ishte ajo që u komentua shumë. Grimeri i Marinës, Arbër Bytyqi kishte postuar një foto të saj ku syri fokusohej më shumë tek fytyra e moderatores, por ndjekësit nuk kanë lënë pa kapur një detaj. Gishti i madh i Marinës nuk duket në foto duke e akuzuar kështu për fotoshop.

Sakaq, ka reaguar grimieri duke sqaruar se gishti është në një pozitë që nuk shikohet, pra i përthyer.

“Gishtin e ka ne vend.. Analizoje mire dhe e vren qe eshte ne pozite te tille qe nuk vrehet.. Sjam kaq naiv pa nevoj me ja zhduk gishtin”, shkruan ai.

Image

(Kosova Sot)