"Burri do të më vrasë"

  • 11 January 2018 - 08:43

Margot Robbie tregon si e kishte takuar ish-kryetarin amerikan. Bashkëshorti i Margot Robbie me gjasë ka zbuluar shumë kur kishte takuar nikoqiren e programit të famshëm dhe ish-liderin e botës së lirë. Aktorja e bukur 27 vjeçe kishte bërë një paraqitje te "Ellen DeGeneres Show" derisa kishte biseduar kur nikoqirja i kishte kërkuar ta tregonte një tregim se si ishin takuar. Margot kishte treguar në detaje si e kishte takuar bashkëshortin dhe ish- presidentin amerikan, Barack Obama, derisa ishte në muajin e mjaltit në Tahiti me Tom Ackerley. Para se ta ndante këtë tregim ajo kishte thënë për partnerin e saj, regjisorin 28 vjeç: 'Kam frikë sepse bashkëshorti im do të më vrasë, sepse po tregoj tregimin e tij më të preferuar'. Ajo më pas tregoi se muajin e mjaltit e kanë bërë para se ta fillonin filmin "I, Tonya" në fillim të vitit 2017. 

(Kosova Sot)