Është apo nuk është shtatzënë?

  • 11 January 2018 - 16:26
Është apo nuk është shtatzënë?

Kylie Jenner shfaq fotot me barkun e rrafshët, hedh benzinë në zjarr, por nuk dihet kur janë bërë fotot.

Adhuruesit me të madhe kanë spekuluar se ajo e ka lindur fëmijën e saj të parë kur e kishin vërejtur mungesën e saj nga kartolina e familjes Kardashian me rastin e Kërshëndellave. Duke i shtuar benzenë zjarrit, Kylie Jenner, 20 vjeçe, tani ka treguar linjat e saj të hatashme në fushatën e re përkrah motrës së saj, Kendall, 22 vjeçe, për koleksionin e saj të mbathjeve me "Forever Unique". Bukuroshja ia kishte ngulur sytë kamerës dhe duket e lezetshme për linjën "KENDALL + KYLIE SS18" me zonjat luksoze para përvjetorit të dhjetë të "Forever Unique" që mbahet më vonë këtë vit. Në fotot për fushatën e re, Kylie ishte veshur në një korset me ngjyrë të zezë, me flokun e drejtuar duke shfaqur barkun e rrafshët dhe pak nga këmbët, dhe nuk kishte shenja të barkut të fryrë. Megjithëse ende nuk dihet se kur ishin bërë fotot për këtë fushatë, ylli nga "Life of Kylie" kishte theksuar dekoltenë bombastike derisa vëmendje kishte tërhequr me belin e hollë. 

Image
Image

 

(Kosova Sot)