Dua Lipa vallëzon me kopjen e saj në klipin e ri (Video)
Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Dua Lipa, sot ka publikuar videon për këngën IDGAF, të cilën e kishte paralajmëruar ditë më parë, trasnmeton Kosova Sot Online.
Dua, siç di zakonisht, duket shumë e veçantë dhe videoklipi është mjaft kreativ.
Ajo vallëzon bashkë me veten e saj, ku secila prej Duas kanë nga një grup vajzash nga prapa.
Pas suksesit të madh që i solli kënga "New Rules", me shumë gjasë, kënga e re do të shkojë rrugës së njejtë.
(Kosova Sot)