14 janari ditë e shënuar dashurie për Aurela Hoxhën?! (FOTO)

  • 14 January 2018 - 16:05
14 janari ditë e shënuar dashurie për Aurela Hoxhën?! (FOTO)

Modelja e njohur Aurela Hoxha është shumë herë pjesë e vëmendjes së mediave sociale, jo vetëm për linjat e saj trupore, por edhe për historitë e saj të dashurisë. Përpara pak kohësh e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” Aurela pranoi se ishte në një lidhje, por nuk dha asnjë informacion më tepër.

Së fundmi në rrjetin social ‘Instagram’ ajo ka postuar disa foto dhe video nga një festë shumë e madhe e një ditëlindje. E veshur me një fustan në ngjyrë të kuqe, që njihet edhe si ngjyra e dashurisë, Aurela është treguar shumë e lirshme dhe duket se e ka shijuar shumë këtë festë.

Ajo ka treguar se kjo ditëlindje dhe data 14 është shumë e rëndësishme për të. Me një urim të thjeshtë të shoqëruar me një zemër ajo ka uruar personin e ditëlindjes. Gjithashtu në një foto tjetër ajo ka shkruajtur #14janar dhe përsëri e ka shoqëruar me një zemër.

Nga të gjitha këto shenja…mos ndoshta kjo datë është dita më e rëndësishme për njeriun e saj të zemrës?!

Image
Image

 

(Kosova Sot)