Ciao Bella (FOTO)

  • 15 January 2018 - 08:20
Ciao Bella (FOTO)

Bella Hadid me stili të nëntëdhjetave shfaqet në Milano. Ajo ka fluturuar për në Milano para ngjarjes "Men's Fashion Week". Dhe, duke vazhduar me stilin dhe pushtimin e qytetit italian, Bella Hadid, 21 vjeçe, të dielën kishte dalë në qytet e frymëzuar nga vitet e nëntëdhjeta derisa po i bënte ballë të ftohtit dimëror italian. Bukuroshja u shfaq me një xhaketë bombastike duke theksuar dhe ijët e saj derisa për atë ishte larguar nga hoteli. Bella ishte përkujdesur që të tjerët ta shikojnë atë falë xhaketës që kishte veshur derisa kishte tërhequr vëmendje edhe me veshjen krem me jakë të thellë. Xhaketa e saj, që ishte edhe si fustan kishte edhe disa zinxhirë asimetrik. Veshja ia kishte theksuar fort këmbët derisa po qëndronte e sigurt në një palë çizme "Dsquared". Flokun e kishte larguar nga fytyra, kishte një palë syze "Matrix" derisa një çantë lëkure e kishte në kraharor.

Image

 

(Kosova Sot)