Nuk ka kohë për të humbur

  • 15 January 2018 - 08:21
Nuk ka kohë për të humbur

Jennifer Lopez derisa shkon në xhirim aplikon maskën e bardhë për kujdesin ndaj fytyrës. Zakonisht kërkohet talent për të qëndruar ulur në karrige derisa të bëjnë gati për një skenë. Por me sa duket bukuroshja latine, këngëtare dhe aktore, Jennifer Lopez e kishte për qëllim të ecte tutje me lojën derisa kishte aplikuar një maskë të bardhë për kujdesin ndaj lëkurës derisa ishte dërguar në shesh-xhirim. Bukuroshja latine tashmë 48 vjeçe, këngëtarja e hititi "On The Floor", maskën e kishte aplikuar derisa po qëndronte ulur në karrigen e pasagjerit të një Mercedes-i me ngjyrë të zezë. Pas një kohe ajo përfundimisht kishte vendosur ta hiqte maskën derisa kishte aplikuar një palë syze dielli. Më vonë, ajo kishte shpërndarë disa foto në "Instagram" duke shpalosur fytyrën me grim që ishte vepër e ekipit të saj që punon shumë. 

(Kosova Sot)