Guaja që u shokua kur pa Beyonce: U ndjeva sikur më puthi një ëngjëll (FOTO)

  • 01 February 2018 - 15:17
Guaja që u shokua kur pa Beyonce: U ndjeva sikur më puthi një ëngjëll (FOTO)

Susan Monagjan, është emri i gruas që bëri xhiron e rrjetit pasi në një foto shfaqte një mimikë tepër të impresionuar që po shihte Beyonce dhe Jay Z. Fotografia është publikuar nga vetë këngëtarja në “Instagram”, e cila së bashku me bashkëshortin po dilnin nga holli i hotelit ku ndodhej edhe zonja në fjalë. “Betohem se kur e pashë atë, u ndjeva sikur më puthi një ëngjëll” – ka thënë Susan ditën e djeshme në një intervistë për gazetën amerikane “The Boston Globe”.

“E pashë dhe kuptova që është Beyonce e më pas thashë me vete se askush s’do të besojë se e kam parë”- ka vazhduar Susan.

Image

 

(Kosova Sot)