Një tjetër histori abuzimi seksual, por këtë herë nga modelja Kate Upton

  • 02 February 2018 - 10:47
Një tjetër histori abuzimi seksual, por këtë herë nga modelja Kate Upton

Modelja Kate Upton mezi po pret tu tregojë të gjithëve pretendimet e saj për abuzimin seksual të bashkëthemeluesit të markës ‘Guess’, Paul Marciano. Ajo ka bërë të ditur se nuk do të mjaftohet vetëm me një postim në ‘Twitter’ për të treguar të vërtetën, por gjithçka do të vijë në kohën e duhur. Në ‘Instagram’-in e saj modelja shkruajti se Marciano nuk duhte të lejohet që të përdorë fuqinë e tij për të abuzuar seksualisht me gratë dhe vajzat. Megjithatë Kate nuk bëri të qartë nëse ajo është viktimë e një abuzimi apo nëse po fliste në emër të modeleve të tjera, por nga shkrimi i saj në ‘Instagram’ gjithçka duket si një histori personale. Gjithsesi pas gjithë këtyre akuzave ende nuk ka një prononcim nga ana e Paul Marciano, prandaj nuk dihet nëse fjalët e Kate janë 100% të vërteta.

 

Image

 

(Kosova Sot)