"Ty si kingj me t'ardh vasha..." (FOTO)

  • 02 February 2018 - 11:07

Jo nuk do të flasim këtu për Afrim Muçiqin, veç edhe ai po mungon në faqe të mesit George Clooney ka pranuar se, një mik i tij, kishte parashikuar se ai do të martohej me Amalin, derisa George ende nuk e kishte parë atë. Aktori 56- vjeçar amerikan ka pranuar se, nuk kishte pasur nevojë as të dilte nga shtëpia, për t'u takuar me femrën e lindur në Liban, e cila më pas ia vodhi zemrën dhe u martua me të. Ata i njoftoi një mik i tyre i përbashkët. Pra, ai ishte duke ndenjtë "këmbëkryq si pasha", në shtëpinë e vet. Kështu është kur ta do. Derisa disa të tjerë (të mos përmendim emra), shqyejnë e shtjerrin me dhjetëra palë këpucë dhe 'puma' dhe, prapëseprapë nuk ia dalin që ta gjejnë fatin jetik. 

Image

 

(Kosova Sot)