Charlie Puth rrëfen: Kam pasur një lidhje të shkurtër me Selena Gomez, por… (FOTO)

  • 02 February 2018 - 14:28
Charlie Puth rrëfen: Kam pasur një lidhje të shkurtër me Selena Gomez, por… (FOTO)

Charlie Puth, këngëtari i hitit “We don’t talk anymore” në bashkëpunim me Selena Gomez, ka deklaruar për ‘Billboard’ se  ka pasur një lidhje me Selena Gomez gjatë 2016.“E vetmja mënyrë që një këngë si ajo të funksionojë dhe të dalë diçka e bukur është që mes këngëtarëve të ketë diçka edhe sikur të jetë e fshehur në prapaskenë. Ajo që përjetuam ne ishte diçka e shkurtër, e vogël, por me shumë impakt te unë. Dhe të them të drejtën më ka bërë shumë konfuz. Nuk isha unë i vetmi person që ajo kishte në mendje dhe e dija këtë, prandaj se kuptoj pse e futa veten brenda kësaj situate”, ka përfunduar këngëtari i njohur. Mesa duket Selena paska thyer edhe një zemër tjetër, ndoshta shkak ka qenë prapë Justin…

Image

 

(Kosova Sot)