Fiton para edhe pa albume! (FOTO)

  • 02 February 2018 - 18:30
Fiton para edhe pa albume! (FOTO)

Ngado që të shkojë, bën të tjerët ta kthejnë kokën për ta shikuar edhe një herë.

E kemi fjalën për Rita Orën, e cila, përkundër asaj se gjatë vitit të kaluar nuk pati asnjë album të ri, arriti që të fitonte mesatarisht 27000 dollarë në javë Këndove, s'këndove, e... kush mërzitet, përderisa lekët vazhdojnë që të rrjedhin me tërë ëmbëlsinë e tyre. Përkundër asaj se, gjatë vitit të kaluar, Rita Ora nuk solli asgjë të re në muzikë, ajo fitoi shuma marramendëse parash. Kjo bëhet me dije tani, kur ajo ka dalë në qytetin e Nju- Jorkut, për ta promovuar këngën e saj për filmin "Fifty Shades Freed". Ajo, në fakt, ia kishte mësyrë emisionit të njohur të Jimmy Fallonit, "The Tonight Show". Pasi doli nga hoteli, ajo la përshtypje edhe me veshjen e saj, me një pallto rozë dhe me një rrip të stilit retro.

Image

 

(Kosova Sot)