Bleona përkrah avokatit të Donald Trump...(FOTO)

  • 03 February 2018 - 10:29
Bleona përkrah avokatit të Donald Trump...(FOTO)

Bleona Qereti prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aty ka arritur të ndërtojë karrierën e saj dhe ka arritur të krijojë miqësi me disa nga emrat më të njohur amerikanë. Përpara disa kohësh Bleona ka treguar se ka miqësi edhe me presidentin aktual të SHBA-ve. Por ditën e sotme këngëtarja i ka habitur të gjithë, kur postoi një foto përkrah avokatit të Donald Trump, Marc Kasowitz. Këtë foto Bleona e ka shoqëruar dhe me një mbishkrim: “Nëse do të fillosh një luftë duhet të zgjedhësh armën e duhur! Thjesht po them… Familje”

Disa orë më vonë këngëtarja ka postuar dhe një fotografi tjetër, por këtë herë me bateristin e grupit të mirënjohur U2. Larry Mullen, Bleona e ka cilësuar edhe si një nga bateristët më të mirë që ka jetuar ndonjëherë.

Image
Image

 

(Kosova Sot)