Elvana Gjata feston sot ditëlindjen...(FOTO)

  • 03 February 2018 - 13:38
Elvana Gjata feston sot ditëlindjen...(FOTO)

Për këngëtaren Elvana Gjata dita e sotme është mjaft e rëndësishme, pasi ajo feston ditëlindjen e saj. Është rritur në skenën shqiptare dhe ne kemi akoma në mendje imazhin e një vajze të vogël, por e lindur më 3 shkurt të vitit 1987, ajo sot mbush 31 vite. Këtë 31-vjetor këngëtarja ka vendosur ta festojë ndryshe nga herët e tjera. Ylli i muzikës pop ka vendosur ta festojë ditëlindjen me një koncert privat me të ftuar specialë në një nga hotelet e kryeqytetit, për të cilët do të këndojë këngë nga repertori i saj. Koncerti do të shënojë edhe rikthimin e këngëtares pas një shkëputje në tregun shqiptar.

Teksa i urojmë Elvanës ditëlindjen dhe rikthimin në muzikën shqiptare, nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim që këngëtarja të zbulojë për ne momente nga festa.

Image

 

(Kosova Sot)