Rita Ora me tatuazh të ri… Zbuloni kuptimin dhe pozicionin e pazakontë

  • 04 February 2018 - 10:37
Rita Ora me tatuazh të ri… Zbuloni kuptimin dhe pozicionin e pazakontë

Këngëtarja me origjinë shqiptare duket se ka një pasion të madh për tatuazhet dhe së fundi ka shtuar dy të tillë midis shumë të tjerëve që ka në trupin saj. Ajo ka zgjedhur një pozicion aspak të zakonshëm për të stampuar tatuazhin e radhës dhe është pikërisht pjesa e sipërme e veshit.

Nga fotoja që Rita ka publikuar në “Instagram” duken tre vija vertikale dhe disa pika shoqëruese, në pamje të parë e vështirë për ta kuptuar, por komentuesit kanë thënë se është emri i saj në gjuhën hindi, gjuhë e cila flitet në Indi.

Përveç tij, këngëtarja ka realizuar edhe një tatuazh në krah, ku dallohet një kafaz me dy zogj brenda. “Dy zogj në kafaz, më pëlqen ideja e të gjeturit të dashurisë së vërtet, këdo dhe çfarëdo që të jetë dhe t’i mbash të sigurt”, – ka shkruar Rita.

Image
Image

 

(Kosova Sot)