Elvana u përpoq ta mbante larg publikut, mikesha e nxjerr “blof” dhe publikon foton e tyre (FOTO)

  • 04 February 2018 - 15:08
Elvana u përpoq ta mbante larg publikut, mikesha e nxjerr “blof” dhe publikon foton e tyre (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme Elvana Gjata kishte zgjedhur që të organizonte një ditëlindjen ndryshe nga vitet e tjera, e për këtë ajo kishte përgatitur një koncert privat me vetëm 100 të ftuar.

Në këtë koncert recital për 31 vjetorin e saj, këngëtarja ndau me të ftuarit një pjesë nga albumi i tretë “live sesion”, që do të publikojë së shpejti.

Por edhe pse ajo u tregua thuajse “hermetike” në publikimin e pamjeve gjatë kësaj nate, disa mikesha e kanë “tradhtuar” duke postuar foto me Elvanën e duke zbuluar kështu së paku pamjen e saj në këtë mbrëmje të veçantë.

Fotot janë postuar nga bashkëshortja e deputetit Daut Haradinaj, e cila duket se nuk i ka rezistuar “manisë së rrjeteve sociale”.

Elvana e ka ruajtur “sekret” këtë mbrëmje pasi pamjet ekskluzive duket se do të publikohen nga një televizion shqiptar, por këto foto gjithsesi kanë dhënë një ide të asaj çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot)