Dëmtohet Lady Gaga

  • 04 February 2018 - 16:12
Dëmtohet Lady Gaga

Këngëtarja amerikane Lady Gaga ka zhgënjyer fansat. Përmes një njoftimi në Twitter ajo ka njoftuar anulimin e turit botëror që pritej të niste nesër në Londër. Për arsye shëndetësore, siç shkruan vetë këngëtarja, e ka të pamundur të këndojë për fansat, edhe pse ky tur botëror kishte kohë që ishte organizuar.

Pas shfaqjes në Birmingham, Gaga ka pësuar një dëmtim në këmbë, çka nuk e lejon të këndojë dhe të kërcejë në skenë. Ajo nuk ka ngurruar t’u kërkojë falje publike fansave të saj, duke premtuar se do të rikthehet së shpejti, energjike si gjithmonë.

Me herët këngëtarja gjatë një interviste ka pranuar se vuan prej kohësh nga një sëmundje, çka e bëri të anulojë edhe koncertin e vitit 2017. Mesa duket e njëjta histori është përsëritur edhe për këtë vit.

(Kosova Sot)