Në premierën e "lepurit" (FOTO)

  • 05 February 2018 - 18:41
Në premierën e

Margot Robbie sjell pranverë në premierën e filmit të Peter Rabbit "Punxsutawney Phil" me gjasë ka thënë se na kanë mbetur edhe gjashtë javë dimër. Por, bukuroshja dhe aktorja Margot Robbie tashmë duket e freskët sikurse vetë pranvera. Aktroja me rrënjë nga Australia, 27 vjeçe, kishte rrezatuar e veshur me një fustan të bardhë me lule kur u paraqit në premierën e Peter Rabbit, që ishte mbajtur në qytetin e Los Anxhelosit. Ajo si gjithmonë u duk madhështore në fustanin e përsosur për pranverë, ngjarje kjo që ishte mbajtur në qendrën tregtare "The Grove". Fustani i gjatë dhe pa mëngë kishte petale të kuqe në të gjitha anët derisa e kishte kombinuar me një palë taka metalike të argjendta. Me gjasë detaji më i theksuar ishte çanta e argjendtë që ishte me formën e një lepuri.

Image

 

(Kosova Sot)