Rita Ora e shqetësuar për problemin shëndetësor: Sa e frikshme kur ‘instrumenti’ yt që përdor më shumë është në gjendje të keqe

  • 06 February 2018 - 14:40
Rita Ora e shqetësuar për problemin shëndetësor: Sa e frikshme kur ‘instrumenti’ yt që përdor më shumë është në gjendje të keqe

Këngëtarja shqiptare Rita Ora prej ditës së djeshme ndodhet në Paris për të realizuar pjesën e fundit të trilogjisë “Fifty Shades Freed”, e cila do të transmetohet në kinematë botërore në 9 shkurt. Por gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet pasi këngëtarja po kalon një infeksion në fyt. Siç ka shkruar Rita në “Instagram” mjeku që e ka vizituar i ka thënë se bëhet fjalë për një laringit.
“Është shumë e frikshme kur instrumenti që përdor më shumë është në gjendje jo të mirë. Por mos u shqetësoni do të përpiqem shumë të performoj me Liam”- ka shkruar Rita.

Image

 

(Kosova Sot)