'MIRË JAM'

  • 06 February 2018 - 16:03
'MIRË JAM'

Lana Del Rey qetëson adhuruesit, pasi dikush kishte bërë plane për ta kidnapuar Lana Del Rey ua ka bërë me dije adhuruesve të saj përmes 'Twitter'-it se është shumë mirë, pasi policia ka arrestuar një person 43 vjeç për të cilin mendohet se kishte nj plan për ta kidnapuar atë. Këngëtarja 32 vjeçe kishte shkruar: 'Hej, njerëz. Unë po kaloj mirë, ju faleminderit për porositë. Dhe nesër do të jam te Hotlanta ku mund të takohemi dhe shihmi me secilin'. Sulmuesi i mundshëm i Lana-s ishte arrestuar në Orlando, Floridë, momente para se këngëtarja e "Summertime Sadness" kishte dalë në skenë te "Amway Center". Lana aktualisht është në turneun e saj në Los Anxhelos, të quajtur "The Moon". Ndërkohë, mashkulli 43 vjeç, Michael Hunt, ishte paraqitur para gjykatës. Hunt është akuzuar për tentim kidnapimi. 

(Kosova Sot)