Justin Timberlake merr përkrahje nga motra e Prince pas performancës së tij në Super Bowl

  • 06 February 2018 - 16:48
Justin Timberlake merr përkrahje nga motra e Prince pas performancës së tij në Super Bowl

Justin Timberlake kujtoi legjendën Prince në performancën e fundit në Super Bowl.

Këngëtari Prince nuk do të ishte i inatosur me Justin Timberlake, i cili përdori zërin dhe imazhin e tij për performancën në Super Bowl.

Të paktën kështu ka thënë motra e këngëtarit të ndjerë, Tyka Nelson.

Në një intervistë për TMZ, ajo ka thënë që ishte e befasuar nga performanca e Timberlake dhe se e ka shijuar atë.

Familja e tij ishin në dijeni që do të prezantohej kënga “I Would Die 4 U”, mirëpo nuk e dinin që do të kishte një projektor me imazhin e Prince.

Timberlake u kritikua mjaft për këtë performancë, gjë për të cilën Tyka ka thënë se secili ka një mendim se çfarë do të dëshironte Prince.