Anxhela Peristeri, vajza e babit: Nuk e di nëse do martohem ndonjëherë

  • 07 February 2018 - 11:21
Anxhela Peristeri, vajza e babit: Nuk e di nëse do martohem ndonjëherë

Mëngjesin e sotëm këngëtarja Anxhela Peristeri ishte e ftuar në emisionin ‘Wake Up’. Anxhela foli për të gjitha sukseset e saj muzikore të këtij viti dhe atij që lamë pas. Gjithashtu këngëtarja si rrallë ndonjëherë tregoi dhe për lidhjen e fortë që ka me familjen e saj, sidomos me prindërit. Anxhela ka treguar se ende jeton në një shtëpi me prindërit e saj dhe se vetëm babai ka të drejtën ta zgjoj nga gjumi. Vetëm kur ka qenë 20 vjeç Anxhelës ju desh të shkëputej nga familja dhe të ishte pak më e pavarur. E pyetur nëse është në një lidhje, Anxhela ka thënë se është ‘single’ dhe ka shtuar se aq e afërt sa është me prindërit nuk e di nëse do të martohet një ditë.

(Kosova Sot)