Evi Reçi në numra

  • 08 February 2018 - 09:13
Evi Reçi në numra

Bukuroshja e hiteve “I ngjan asaj”, “Dhe jemi të dy” lëvron rrymën retro pop dhe është ndër të vetmet që e përfaqëson denjësisht këtë zhanër muzikor. Pasioni i saj janë fotografitë ‘vintage’, e lidhur kjo ngushtësisht edhe me qytetin ku ajo aktualisht banon, Firencen. Përmes numrave do të zbulojmë rrugëtimin e Evi Reçit ndër vite dhe pasionet e saj thuajse të shpërndara në tri shtete: Shqipëri, Greqi e së fundmi në Itali.

0 – janë vëllezërit që Evi ka. Ajo është vajzë e vetme, duke qenë kështu edhe e përkëdhelura e familjes.

5 – janë gjuhët e huaja që këngëtarja simpatike flet. Ajo e ka kaluar fëmijërinë në Greqi dhe aktualisht po jeton në Itali. Të jetuarit në këto dy shtete e ka ndihmuar Evin edhe në përvetësimin e gjuhëve respektive. Gjuhët e tjera që ajo flet janë: shqip, anglisht dhe frëngjisht.

18 – janë vitet që ka jetuar në Athinë. Kujtimet më të bukura të fëmijërisë dhe miqtë më të mirë ajo i lidh me vitet kur ka jetuar në shtetin helen, duke qenë gjithmonë nostalgjike për kohën kur ka jetuar atje.

6 – janë vitet që jeton në Firence, qytet në të cilin ka përfunduar Fakultetin e Gazetarisë dhe të Komunikimit, ku ka punën e saj si gazetare në një radio italiane dhe ku ka zhvilluar sfilatat e saj si modele dhe pasionin e saj për fotot ‘vintage’.

15 – janë shtetet që ka vizituar në botë. Udhëtimet i japin Evit energji dhe pozitivitet. Shtetet kryesore që ajo ka vizituar kanë qenë kryesisht ato europiane, por ajo ka vizituar edhe Kanadanë dhe Rusinë.

8 – janë këngët që ka në karrierën e saj si këngëtare, ku pjesa më e madhe prej tyre janë shndërruar në hite, duke mos harruar edhe shumë këngë të tjera të huaja si ‘cover’. 8 janë edhe vitet e saj të studimit në shkollën e muzikës për piano dhe kanto.

2 – janë fakultetet që bukuroshja shtatlartë ka kryer, njëri për Media dhe Gazetari e tjetri për Komunikim. Të dyja me rezultate të shkëlqyera.

3 – janë profesionet e Evi Reçit: modele, këngëtare dhe gazetare. Ajo thuajse nuk i ndan asnjëherë nga njëri-tjetri, por nëse një ditë do t’i duhej të zgjidhte, prioritet pa diskutim ka kënga.

Infinit – është dëshira për artin e mirëfilltë!

(Kosova Sot)