Kylie Jenner mposht Beyonce, thyen rekordin në ‘Instagram’

  • 08 February 2018 - 17:43
Kylie Jenner mposht Beyonce, thyen rekordin në ‘Instagram’

Ditët e fundit bukuroshja Kylie Jenner pas lindjes së fëmijës së saj të parë është kthyer në personazhin më të komentuar. Kylie zgjodhi të jepte lajmin e bukur nëpërmjet një videoje emocionuese nga momentet e shtatzënisë. Pak ditë më pas ajo bëri publik emrin e vajzës, Stormi, ku shfaqej duke i mbajtur dorën vogëlushes.

Kjo foto shumë shpejt u kthye në më të pëlqyerën dhe të komentuarën nga të gjithë. Ajo arriti të grumbullojë plot 15 milionë pëlqime, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Beyonce me 11 milionë pëlqime.

Image

 (Kosova Sot)