Liani i vogël ‘zgjedh’ profesionin e tij, Vesa i drejtohet Big Bastës: Po ndjek ëndrrën tënde - VIP - Kosova Sot
Liani i vogël ‘zgjedh’ profesionin e tij, Vesa i drejtohet Big Bastës: Po ndjek ëndrrën tënde

Liani i vogël ‘zgjedh’ profesionin e tij, Vesa i drejtohet Big Bastës: Po ndjek ëndrrën tënde

Prej afro dy vitesh, Vesa Luma dhe Big Basta i gëzohen çdo ditë e më shumë bekimit më të madh të tyre, djalit Lian. Tashmë Lian është rritur dhe deri diku mund të marrë vendimet vetë për gjërat që i pëlqejnë më shumë. Përpara disa orësh në ‘Instagram’-in e saj, Vesa Luma ka postuar disa video të Lian duke marrë kurse për futboll. Por mesa duket Liani nuk është i vetmi pjesëtar në familje që ka pasion futbollin. Në këto video të postuara Vesa ka shkruajtur se Lian është duke ndjekur ëndrrën e Big Bastës. E duke qenë se Big Basta zgjodhi rrugën e artit, ndoshta ëndrrën që ka pasur në fëmijëri për futbollin do ta shohë të realizuar tek Liani. 

Image
Image

 

(Kosova Sot)

5 orë e 14 minuta më parë
18/12/18